Mot me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik parashikon që sot (e diel) të mbajë mot kryesisht me diell me pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button