Mot me shi e reshje bore

 

Mot i vranët e me reshje të dobëta shiu dhe bore do të mbajë sot dhe nesër në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s./21Media

Back to top button