Tetë të vrarë në tri lokale masazhesh
Tetë persona, përfshirë të paktën gjashtë gra aziatike, janë vrarë nga të shtënat në shtetin e Gjeorgjisë në SHBA.
Policia tha se katër njerëz u vranë në një sallon masazhe në Acworth, një periferi në veri të Atlantës dhe katër të tjerë në dy llixha (qendër me burime ujërash termale).
Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktimat ishin me origjinë koreane, transmeton rtv21.tv.
Zyrtarët thanë se një 21-vjeçar ishte arrestuar dhe besohej të ishte i dyshuari në të tre sulmet.
Asnjë motiv për të shtënat e së martës nuk është përcaktuar ende./21Media