Mot me shi e shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka informuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas parashikieve, riga të shiut pritet të ketë kohë pas kohe,
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.”, ka informuar IHMK./21Media