267 mijë e 979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.
“Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar MSh.
Ministria dje ka informuar se kanë vdekur 18 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 1.891 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 1.483 qytetarë./21Media

Back to top button