Mot pranveror gjatë javës së fundit të shkurtit

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik. Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s./21Media

Back to top button