Motër e vëlla rrahen mes veti – bëhen për spital

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmënë Podujevë.

Motër e vëlla pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Sipas Policisë rasti ka shkuar në procedurë hetimore./21Media

Back to top button