Moti: Edhe mjegullë, edhe diell

Temperatura më e lartë e ditës deri 10°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë, temperaturat maksimale do të arrijnë në 10 gradë Celsius.

“Dita e enjte do të karakterizohet me mot me mjegull pothuaj në pjesën më të madhe të rrafshit të Kosovës, pjesa tjetër e Dukagjinit do të ketë më pak mjegull dhe më shumë intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Të premten do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. Bazuar në këtë situatë meteorologjike dhe prezencën e masave anticiklonike, cilësia e ajrit vazhdon të mbetet në vlerat e pashëndetshme. Reshje shiu të karakterit frontal parashihen të fillojnë ditën e diele e tutje”, njofton IHMK.

Back to top button