Moti: Ftohtë dhe i kthjellët

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë me ngrica në mëngjes, me mjegull dhe vranësira, ndërsa gjatë ditës do të jetë mot kryesisht me diell
Do të fryjë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga zero deri minus katër, ndërsa temperatura më e lartë e ditësdo të jetë prej katër deri në 7 gradë Celsius.
Një situatë e tillë biometeorologjike paksa më e favorshme mund të kontribuojë në uljen e problemeve te të sëmurët kronikë. Kujdes këshillohet për astmatikët. Reaksionet meteoropatike janë të mundshme në formën e dhimbjeve të kokës dhe çrregullimeve të gjumit./21Media

Back to top button