Moti gjatë vikendit

Gjatë vikendit mot i ndryshueshëm

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se në vendin tonë gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm , të shtunen me intervale me diell dhe vranësira të çrregullta , ndërsa të dielen kryesisht i vranët  dhe vende –vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, bëhet e ditur në njoftimin e IHMK-së.

Sipas Institutit gjatë vikendit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë  erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s./21Media

Back to top button