Moti gjatë vikendit

Gjatë vikendit në Kosovë mund të ketë reshje të shiut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë natës të së shtunës dhe të dielën vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas IHK-së, shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK-së./21Media

Back to top button