Prishtinë: Lexoni në qytet!

Pacolli iu bashkua të rinjve dhe te rejave që po përformonin

OJQ Modul Academy duke ndjekur shembujt e vendeve të civilizuara sot për të satën herë kishte organizuar aksionin simbolik “Lexoni në qytet”!

Ata ishin ulur në disa jastuqe dhe me nga një libër në dorë lexonin dhe ua tërheqnin vemendjen e kalimtarëve.

Edhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli u ul dhe iu bashkua atyre të rinjve dhe te rejave që po përformonin. Kjo u përshëndet me duartrokitje.

Udhëheqësi i këtij grupi të të rinjëve, Ibrahim Beqiri vazhdoi me ftesën përmes altoparlantit “Më mirë i lexoni librat se sa t’i mbani në vitrina”!/21Media

Back to top button