Moti i keq në Itali, të paktën 4 të vdekur

Moti me diell pothuajse kudo, por rryma e erës nuk ndalet

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur nga vala e motit të keq që ka prekur pjesën më të madhe të Italisë qendër-jugore ku erërat shumë të fuqishme kanë shkaktuar rënie të strukturave dhe pemëve.

Në Alvito, rajoni i Lacios, rrëzimi i një muri gati dy metra i lartë ka zënë katër persona, duke mbytur dy.

Në Guidonia Monteçelio, pranë Romës, një pemë e lartë goditi një makinë duke shkaktuar vdekjen e shoferit 45-vjeçar.

Ndërsa viktima e tretë është regjistruar në Kapena, pranë Romës, ku një 54-vjeçar që po përpiqej të rregullonte çatinë, për shkak të herës së fuqishme humbi ekuilibrin duke rënë nga një lartësi prej gjashtë metrash sipër djalit 14-vjeçar, i cili vdiq.

Në tërësi, forcat zjarrëfikëse kanë bërë rreth 1 mijë e 500 ndërhyrje për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq./21Media

Back to top button