Moti i lig, Rama: Shoferët të evitojnë lëvizjet e panevojshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ka bërë thirrje sonte drejtuesve të automjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pas problemeve të shkaktuara në vend nga stuhia e fuqishme.

“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Rama në Facebook.

Ndryshe, Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Evropën dhe që në vendin fqinj Itali ka shkaktuar dëme të mëdha.

Back to top button