Moti: I ndryshueshëm – shi e borë

Sot mbi Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe i përzier me reshje shiu dhe bore.
Temperatura më e ulët është nga -1 deri në 4, ndërsa më e larta nga 3 deri në 8 gradë.
Të shtunën kryesisht me vranësira, kurse në zonat kodrinore- malore borë herë pas here dhe rritje e lartësisë së mbulesës së borës për 5 deri në 15 cm.
Nga e diela deri të martën më 21 dhjetor, pritet mot me vranësira të pjesshme.
Të mërkurën nuk do të kete reshje, kurse të enjten sërish pritet shi e borë./21Media

Back to top button