Moti me diell edhe sot

 

 

Moti me diell do të vazhdoj të mbretëroj edhe sot në vendin tonë.

Masa të ngrohta ajrore që kanë përfshi rajonin tonë dhe fusha të presionit të rritur, do të favorizojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët edhe përgjatë fundjavës.

Temperaturat do të mbesin ndjeshëm mbi vlera mesatare, që vende-vende do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28-30 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë rritjeje nga fundjava.

Back to top button