Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në Kosovë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell.

Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa, java e ardhshme parashihet me reshje!/21Media