Moti: Me vranësira e shira lokale

Në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm, vende-vende me reshje shiu dhe bubullima.
Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare perëndimore dhe veriperëndimore. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin nga 14 deri në 20, ndërsa më e larta nga 27 deri në 31 gradë Celsius.
Për shkak të kushteve të pritshme biometeorologjike, këshillohet kujdes për pacientët që kanë probleme me zemër si dhe astmatikët. Reaksionet meteoropatike janë të mundshme permes lodhjes, ndryshimeve të humorit dhe dhimbjeve të kokës.

Back to top button