Horoskopi Ditor E Hënë 29 Gusht 2022
Nuk do pëlqeni aspak të jeni inaktivë të hënën dhe do keni dëshirë të provoni çdo lloj sfide. Mërkuri do jetë planeti që do iu premtojë ju të dashuruarve shumë kënaqësi, por nga ana tjetër ju do tregoheni mjaft idealistë.
Në shumicën e kohës do jeni me nerva të hënën dhe nuk do i mbani dot as fjalët. Në disa raste mund të thoni edhe gjëra vërtet të gabuara. Klima yjore, me ndikim të madh nga Neptuni nuk do favorizojë aspak jetën tuaj në çift.
Mirë është të mos tregoheni impulsivë gjatë kësaj dite dhe të mos reagoni pa u menduar mirë. Marrëdhënia me të tjerët nuk ka për të qenë si duhet. Ju që keni një lidhje do kaloni një krize.
Edhe të hënën do jeni ndërmjet influencës së Neptunit dhe Jupiterit. Në tërësi situata do jetë e qetë dhe nuk do ketë asgjë të jashtëzakonshme Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime të mëdha dhe në përgjithësi rutina do mbizotërojë.
Do jeni shumë vizionarë të hënën dhe nuk do bëni aspak gabime. Yjet do iu japin mbështetje të madhe. Nëse jeni në një lidhje, gjithë maturia dhe durimi që keni treguar do japë frytet e duhura.
Sido që të vijnë gjërat të hënën duhet t’i shprehni pikëpamjet tuaja ju pëlqejnë apo jo atyre që ju rrethojnë. Mos e ndrydhni veten për asnjë çast.
Në disa momente edhe mund të rebeloheni të hënën dhe mund të thoni gjëra pa vend në inat e sipër. Dijeni se çdo hap ka pasoja. Ju që keni një lidhje mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit.
E hëna, falë ndikimit të Neptunit, do dini si të veproni në çdo moment dhe nuk do bëni gabime. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do iu jeni edhe më sensualë se më parë.
Kjo ditë do shënjohet nga ndryshime të rëndësishme që mund t’iu bëjnë t’i rimendoni projektet që keni nisur. Nëse jeni në një lidhje vërtet do mendoheni seriozisht për të ardhmen, por asnjë moment nuk do e lini pas dore atë që dashuroni.
Do jeni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Kjo mënyrë të sjelli do mbajë larg edhe problemet. Ju që keni një lidhje do kujdeseni shumë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më harmonike dhe me ngjyra.
Do bëni çdo gjë që ta rinovoni jetën tuaj të hënën dhe motivimi nuk do ju mungojë asgjë moment. Plutoni dhe Neptuni do ndikojnë paksa në jetën tuaj sentimentale nëse keni një lidhje.