Moti: Mëngjesi me mjegullë, dita me diell

Temperatura mê e lartë e ditës 11°C

Fushat me presion të lartë të ajrit të cilat kanë përfshirë vendin do të mbeten të qëndrueshme edhe gjatë ditëve në vijim. Si pasoj e kësaj gjendje bllokuese anticiklonike dhe kthjellimeve do të ketë ulje në vlerat e temperaturave minimale, derisa ato maksimalet mbeten pothuaj konstante. Mëngjesi do të filloj me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë Celsius. Nuk parashihet të ketë qarkullim aktiv të masave ajrore dhe për pasojë vlerat e cilësisë së ajrit mbesin në vlera të pashëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media

Back to top button