Haradinaj: Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv

Protja e fundvitit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe uroi që secilin vit më shumë të forcohet e thellohet lidhja gjeografike e politike e Kosovës me BE-në.

“Sonte, në pritjen për fundvit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mes miqve e bashkëpunëtorëve për të festuar arritjet por edhe për sfidat e rrugëtimit tonë të përbashkët.

Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe uroj që secilin vit më shumë të forcojmë e thellojmë lidhjen tonë gjeografike e politike me BE-në”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Back to top button