Moti në ditët në vijim, temperaturat zbresin deri në -13 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme në vend do të jetë mot i ftohët me reshje bore.
Sipas IHK-së, reshjet fillojnë që sonte e nesër në disa zona.
Po ashtu, temperaturat parashihet të zbresin deri në -13 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë 3-4 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës. Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente. Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme!”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button