Moti në dy ditët e ardhshme

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 09-17:00 mundësisht të mos iu ekspozohen rrezeve direkte të diellit.
IHMK ka njoftuar se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1- 8m/s./21Media

Back to top button