Moti në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit.
Sipas IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmje 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes./21Media

Back to top button