Moti në javën e ardhshme me diell, vranësira, ngrica, shi e borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se java e ardhshme do të jetë me diell, vranësira ngrica, reshje shiu dhe bore.
Sipas parashikimeve, të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira
parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Edhe të martën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende -vende me
mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8- 12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Ndërsa, ditën e mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat
minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.
Ndërsa, të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Edhe dita e premte pritet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindjes.
Sipas IHMK-së edhe fundjava parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica./21Media