Moti në Shqipëri

 

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë Shqipërinë gjatë ditës së sotme (4 shtator).

Vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës përgjate kufirit lindor ndërsa zonat bregdetare do të “shijojnë” diellin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Back to top button