Moti në Shqipëri

Mot me vranësira të pjesëshme

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë, vranësirat më të theksuara do të paraqiten në zonat malore verilindore.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjell zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të karakterit lokal, në zonat veriore ku shirat do të jenë sërish rrebeshe shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor, kjo do të bëjë që në detin Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Back to top button