Moti në Shqipëri

Mot me vranësira të lehta e kalimtare

Zonat e ulëta dhe bregdetaretë Shqipërisë do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dendura paraqiten zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në ekstremin verior të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit por sërish zonat malore Lindore do të jenë me vranësira disi më të dendura.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të pesojnë një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë.

Back to top button