Moti në Shqipëri

Shqipëria sot do të ketë mot të ndryshueshëm

Gjate ditës së sotme në Shqipëri parashikohet të mbajë mot me vranësira. Priten reshje shiu të herëpashershme, lokalisht shtrëngata dhe stuhi, si dhe reshje dëbore mbi 1000m në Veri-Verilindje.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim 1-22m/sek intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre. Shikimi 5-15km. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve. Deti i forcës 6 me lartësi vale 4.0metër më i forcuar prej mesditës.

Temperaturat:

Vendet malore              4°/12°C

Vendet e ulëta                7°/16°C

Vendet bregdetare        8°/17°C

Back to top button