Moti në vend për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se situatë e ngjashme meteorologjike do vijojë edhe për pesë ditët e ardhshme në vend.
“Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetër, me tendencë të rritjes”, thuhet në njoftim.
Sipas IHMK-së, minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.
“Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17”, vazhdon njoftimi.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, shtoi IHMK./21Media

Back to top button