Vriten tre persona në Fushë Krujë, Policia jep detaje

3 persona mbetën të vdekur në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Policia vendase ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Bëhet e ditur se se dy prej trupave të viktimave kanë mbetur të djegur në automjet ndërsa i treti, D.V 30-vjeç mbeti i vdekur pak metra më tutje.
Makina e autorëve është gjetur e djegur në afërsi të Niklës në fshatin Larushkë.
Në makinën e autorëve është konstatuar edhe një armë zjarri automatik.
“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volsëagen Passat” është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy persona. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer, por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij”, thuhet në njoftim, raporton Vizion Plus.
“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve. Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë”, vazhdon njoftimi./21Media

Back to top button