Moti nesër, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Mot kryesisht me diell dhe vapë do të mbajë gjatë pjesës më të madhe të ditës të dielën.
Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës(IHMK) ka njoftuar se pasdite do të ketë vranësira të pakta, por me mundesi të zhvillimit të tyre dhe riga të izoluara shiu në formë stuhie.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmejt 30-33 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit./21Media

Back to top button