Moti: Paradite i ngrohtë

Sot,mbi vendin tonë, pas një mëngjesi të vranët për këtë periudhë të vitit, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare, nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, herë pas here e fortë në drejtim të lindjes.
Temperatura më e ulët do të jetë rreth 0 gradë në mëngjes, kurse ajo më e larta e ditës deri në 12 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike mund të kenë një efekt relativisht të favorshëm te pacientët kronikë. Disa probleme mund të ndjehen te ata me sëmundje të zemrës. Dhimbjet e kokës dhe pagjumësia janë të mundshme për shkak të reagimeve meteorologjike.

Back to top button