Mbi 6 mijë raste aktive me koronavirus

Numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 6 mijë e 509.
Kryeqyteti prin me numrin më të madh të rasteve aktive, gjithsej 1 mijë e 386, ndërsa rastet në qytetet tjera janë ulur dukshëm. Prizreni ka 489 raste aktive, pasuar nga Gjilani me 486 raste, Ferizaj 416, Peja 409, Lipjani 317, Podujeva me 280 raste aktive, Fushë Kosova me 258 dhe qytetet tjera me më pak raste aktive.
Gjatë 24 orëshit të fundit 5 persona kanë humbur jetën,  ndërsa nga 3 mijë e 820 mostra, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19./21Media

Back to top button