Moti për ditët në vijim, ftohtë dhe ngrica

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara.

IHK njofton se të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta, ndërsa deri të enjten do të ketë ngrica.

Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Back to top button