Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta. Pas rrezeve të diellit të cilat parashihen kryesisht në pjesën e parë të ditës, pjesa tjetër e ditës mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe të pa qëndrueshme. Kjo situatë meteorologjike, do të kushtëzoj mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri”, njofton Instituti.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s./21Media

 

Back to top button