Moti për dy ditët e ardhshme, maksimalja e ditës deri në 11 gradë

 

Gjatë dy ditëve të ardshme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Bëhet e ditur se vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

“Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button