Rekomandohet që AstraZeneca mos t’u jepet personave mbi 65 vjeç

 

Komisioni i vaksinave në Gjermani ka rekomanduar që vaksina kundër koronavirusit e prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit nuk duhet t’u jepet njerëzve mbi 65 vjeç, tha Ministria e Brendshme gjermane të enjten në një deklaratë, përcjell portali rtv21.tv

Sipas deklaratës, një studim nga Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit në Institutin Robert Koch të Gjermanisë ka zbuluar se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efektivitetin e vaksinës për këtë grupmoshë.

 “Nuk është e mundur të bësh një konstatim për efikasitetin e vaksinës AstraZeneca te njerëzit mbi 65-vjeç”, thuhet në deklaratë.

Nuk bëhet fjalë për efekte negative të personat e moshës 65-vjeç, por për mungesë të efekasitetit, sqaroi ministri gjerman i shëndetësisë.

Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit u raportua si 95 për qind efektive dhe në gjendje të eliminojë 100% simptomat e rënda që çojnë në shtrime në spital për COVID-19./21Media

Back to top button