​Moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, ku do të ketë vranësira dhe rreze dielli, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Ditën e hënë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Të martën do të mbajë mot i vranët dhe kryesisht me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 11-14 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

 

Back to top button