Moti për javën e ardhshme

 

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell. Vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillat e IKSHP janë në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /21Media 

Back to top button