Moti për nesër
Dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë bëhet e ditur se kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdushëm të parametrit të erës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?