Moti për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell.
Gjatë së hënës, parashihen rreze dielli dhe vlera të temperaturave mbi mesataren. Për gjatë relievit malor parashihen vranesira të shpërndara, ndërsa në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale nën 5km.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Edhe të martën mot i ngjashëm, vetëm se parashihen më shum vranësira të ulëta deri mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.
Të mërkurën do të mbretërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Edhe të enjten do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.
Minimalet ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Të premten mot më i freskët, temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Vikendi parashihet me kushte krejtesisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.
Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit./21Media 

Back to top button