Moti për pesë ditët e ardhshme

Maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

“Këto masa me origjinë nga Afrika Veriore do të jenë të qëndrueshme duke krijuar kushte për ngritjen e vlerave të temperaturave maksimale , ku sipas parashikimeve merkuri në termometër pritet të shënoj vlera deri në 30 gradë Celsius. Pas këtyre temperaturave të larta të mërkurën dhe të premten pritet një ç’rregullim i përkohshëm i ekuilibrit termik që do të ndikoj në uljen e maksimaleve për 1-3 gradë Celsius.” thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale në rang vendi pritet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s./21Media

Back to top button