Numri i qytetarëve që votuan deri tani në Ferizaj

KQZ raporton se deri në ora 15:00 votuan mbi 29 mijë qytetarë

Në komunën  e Ferizajt sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në ora 15 kanë votuar 29 mijë e 336 qytetarë apo 28.54%.

Ekipi i RTV21 aktualisht po vëzhgon votimin në qendrën 25 03X në shkollën fillore “Jeronim De Rada”, ku sipas të dhënave të menaxheres së kësaj qendre Servete Krasniqi Avdullahu deri në ora 15 kanë votuar 872 votues ose 29.25% nga gjithësej 2 mijë e 981 qytetarë sa kanë qenë të parparë për votim në këtë qendër.

Ndërsa në qendrën më te madhe të votimit në këtë komunë shkollën fillore “Ahmet Hoxha” sipas menaxherit të kësaj qendre Halim Gashit deri në ora 15 kanë votuar 2 mijë e 840 qytetarë nga mbi 11 mijë sa ishin të paraparë./21Media

Back to top button