Moti për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga mesdita e në orët vijuese, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur në zona të caktuara rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10 deri në 45 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33 gradë Celsius. /MeteoKosova

Back to top button