Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në orët e hershme të së enjtes në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.

Kjo është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare., tha ai,

Po ashtu bëri të ditur se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë derisa tha se me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button