Moti për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.
Në fushat barike do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet mesatar deri i lartë. Do të fryjë erë mesatare deri e fort nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale, parashihet të arrijë mbi 17 m/s./21Media