Moti: Si t’ishte verë!

Në Kosovë sot do të mbajë mot mbi mesatare i ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa paradite në veri, në disa pellgje dhe përgjatë luginave të lumenjve do të ketë mjegull afatshkurtër dhe vranësira të ulëta.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore dhe juglindore. Temperatura më e ulët do të jetë nga tre deri në 5 gradë, më e larta ditore deri në 24 gradë.
Kushtet e motit do të jenë relativisht të favorshme për pacientët kronikë, por gjithsesi këshillohet kujdes për personat me probleme kardiake dhe astmatikë. Reagimet e mundshme meteoropatike janë luhatjet e humorit dhe dhimbja e kokës./21Media

Back to top button