Moti sot, acar në mëngjes ndërsa dita me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Acar në mëngjes.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5-19 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0° gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13 gradë Celsius./21Media

Back to top button