Moti sot: Çka parashikojnë meteorologët?

Sot mbi vendin tonë do të jetë mot me vranësira mesatare, i ngrohtë, i thatë dhe me erë, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës priten reshje lokale shiu, të bollshme prej 20 deri në 40 milimetra kurse vende-vende edhe më shumë.
Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare jugore dhe juglindore.
Temperatura më e ulët do te jetë 10, kurse me e larta e ditës deri 19 gradë Celsius./21Media

Back to top button